Mediat amerikane kanë publikuar fotografi të ish-Presidentit amerikan George W. Bush si ka reaguar kur mësoi për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në kullat binjake. 17 vjet nga këto sulme, Presidenti Bush shihet duke bërë telefonata pikërisht në momentin kur aeroplani i dytë u përplas me njërën prej kullave.

Një aeroplan i tretë u rrëzua tek Pentagoni. Ndërsa një sulm i katërt sërish me avion u parandalua. Në momentin e sulmeve, Presidenti Bush ka qenë duke vizituar një shkollë fillore në Sarasota të Floridas, kur u informua nga një ndihmës i tij për tragjedinë që po ndodhte. Më pas, së bashku me stafin që e shoqëronte, shkoi në një klasë bosh ku u informua tërësisht se çfarë po ndodhte.

Në foto të tjera, ai shihet duke zhvilluar biseda telefonike gjatë fluturimit me Air Force One. Sapo mbërriti në Luiziana, mbajti një konferencë për shtyp, ku u zotua se SHBA do të dënonte këdo që ishte përgjegjës për këto sulme. Në koleksionin e këtyre fotove të bëra publike, Bush shihet tek u takua nga afër me zjarrfikësit heronj që shpëtuan jetë njerëzish në vendin ku u shembën dy kullat.

/tvklan.al