Sonte në orën 20:10 në ekranin e Televizionit Klan rikthehet pas një muaji seriali “Fate të Kryqëzuara”.

Mbrëmjen e sotme do të transmetohen seritë e reja 262, 263 dhe 264 të serialit.

Në serinë e fundit të transmetuar Damiri kishte mbledhur në një takim Xhihanin, Ozanin, Mit’hatin dhe Jëlldërëmin. I tronditur kur mësoi këtë gjë, Haruni nxitoi të shkojë te ata për t’i lajmëruar. Në atë moment Demir urdhëroi vrasjen e tyre.

Por, çfarë do të ndodhë? A do të mbijetojë ndonjë nga personat që qëllohen nga një grup i armatosur që i afrohet restorantit nga ujërat e Bosforit?

Në përplasjen me armë plagosen shumë persona, mes të cilëve edhe Haruni. Ndihma e parë atij i jepet në ambulancë. Në këtë moment del në pah se Mit’hati është polic. Të gjithë janë në shok, përfshirë edhe Hazalin dhe Dilarën, e cila merr mbështetje nga Xhihani.

A do t’u mbijetojë plagëve Haruni? Pas pak në ekranin e Televizionit Klan…

/tvklan.al