Rita Ora ishte e vetmja nga këngëtaret me origjinë shqiptare që mori një çmim në Video Music Awards. Bashkë me të ishte edhe shqiptarja tjetër Bebe Rexha. Të dyja kanë pasur bashkëpunime muzikore, por duket se janë edhe shumë mike të mira.

Teksa kalonin në tapetin e kuq nën dritat e bliceve të aparateve të shumtë fotografikë, nuk hezituan të ishin në qendër të vëmendjes. Dhe për këtë mjaftoi vetëm një puthje lesbike mes tyre. Përveç kësaj, të dyja të qëndronin të kapura nga dora. Rita u paraqit me një veshje transparente joshëse, kurse Bebe kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të argjendtë.

/tvklan.al