Kivanç Tatlitug dhe Çagatay Ulusoy, dy prej aktorëve më të pëlqyer turq, duket se kanë edhe miqësi të mirë me njëjri-tjetrin.

Tatlıtug i njohur për rolin e të Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e Bukura” ka hapur sezonin e pushimeve në Marmaris, sëbashku me bashkëshorten e tij Başak Dizer.

Pranë jahtit të tij, fotoreporterët kanë fotografuar edhe atë të Sarpit të serialit “I Infiltruari”, i cili pushimet i ka nisur me disa shokë.

Duket se Çagatay Ulusoy, pas dënimit me 4 vite e 2 muaj burg për trafikim droge nga një gjykatë në Turqi, ngushëllimin e ka gjetur në ujërat e kaltra të detit Egje para se të apelojë çështjen.

Sipas medias turke, dy aktorët të cilët i kishin ankoruar jahtet e tyre ngjitur, kanë biseduar me orë të gjata.

Xhesur ka gjetur kohë t’i kushtohet edhe pasionit të tij të peshkimit, por pa rezultat. Ndërkohë që Sarp me të dalë nga deti nuk ka lënë pas dore as sportin.

/tvklan.al