Foto/ Sekreti për t’u dukur e re? Vrapon çdo fundjavë e zhveshur në dëborë

Foto/ Sekreti për t’u dukur e re? Vrapon çdo fundjavë e zhveshur në dëborë

18:20 16/03/2018

Inna Vladimirskaya, 32 vjeçe nga Kievi i Ukrainës ka gjetur mënyrën e saj për t'u dukur sa më e re. Prej 9 vitesh ajo del e zhveshur dhe vrapon përgjatë lumit Dnieper në Kiev sepse ajo beson se temperaturat e ftohta dhe të ngrirjes janë ato që e bëjnë të duket me e re dhe më e shëndetshme.

“Çdo javë bëj vrap në dëborë e zhveshur dhe pastaj zhytem në ujë. Zhytja në ujë të ftohtë e bën gjakun të lëvizë më shpejt në organet e brendshme, duke aktivizuar qarkullimin e tyre”

. thotë ajo.

32-vjeçarja ja u rekomandon të gjithëve ta provojnë, pasi do të ndihen shumë më mirë fizikisht. Sigurisht ajo nuk harron të thotë se të gjithë ata persona që do e provojnë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në ujë të ftohtë.

“Kushdo mund ta provojë nëse është i përgatitur. Vetëm sigurohuni që unë të mos qëndroni në ujë shumë kohë”,

ka thënë për mediat Inna Vladimirskaya.

/tvklan.al

 
LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT