Në rrjetet sociale ka nisur një lojë e re. Tashmë në Instagram është bërë virale një sfidë e çuditshme. Pasanikët e rinj publikojnë foto që duket sikur janë rrëzuar nga anijet, makinat madhe edhe avionët.

Kjo lojë që nisi për herë të parë në Rusi, tashmë sfidon të gjithë të rinjtë në çdo vend të botës. Ata duhet të publikojnë foto të situatave të ngjashme sikur rrëzohen nga shkallët, nga makina apo avioni i tyre privat.

Sa më dramatike, akoma më mirë. Fotot e mësipërme tregojnë më qartësisht kuptimin e kësaj loje. Sfida virtuale është përhapur gjerësisht tek pasanikët rusë. Të “rrëzuar” në tokë sapo kanë zbritur nga shkallët e avionit, të rrëzuar nga shezloni etj. A jeni gati për këtë sfidë?

/tvklan.al