Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë dhe një grek si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokaine në rajonin e Atikës në Athinë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24, 33 dhe 36 vjeç, ndërsa shtetasi grek i moshës 61-vjeçare.

Gjatë aksionit antidrogë, autoritetet greke sekuestruan 3.9 kg kokainë, doza kanabisi të papërpunuara, 144 mijë Euro, 4 makina, 2 motorçikleta, 10 celularë, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që përdoreshin për përpunimin e lëndëve narkotike. Droga u sekuestrua nga kontrollet në ambiente të ndryshme, si banesat e të arrestuarve, lokale dhe makinat e tyre.

Policia ka identifikuar dhe zbuluar të gjitha magazinat dhe ambientet ku grupi kriminal fshehtë kokainën, për ta shpërndarë më pas në kryeqytetin grek. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik nga policia, ndërsa mediat shkruajnë se është zbuluar edhe roli i tyre.

/tvklan.al