Një person është arrestuar në Dibër për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Jorgen Muça 22 vjeç ishte shpallur në kërkim nga policia që prej datës 10 tetor pasi dyshohej se kultivonte dhe shpërndante drogë.

Policia ka rënë në gjurmët e 22-vjeçarit pas informacioneve që ka marrë  në rrugë operative se ai kultivonte kanabis.

Gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e të dyshuarit policia ka sekuestruar 400 gramë lëndë narkotike, një bimë narkotike të rritur në oborrin e shtëpisë dhe qese farmaceutike të cilat përdoreshin për të shpërndarë drogën.

Ai e shpërndante drogën në doza të vogla në lokale nate dhe në ambiente përreth shkollave.

/tvklan.al