Një banesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të dy bombolave të gazit 10 litërshe. Ngjarja ka ndodhur tek “Siri Kodra” në kryeqytet. Shpërthimet e bombulave kanë shkaktuar flakë në katin e tretë dhe si dhe gjysmën e katit të dytë,  sikurse duket edhe nga fotot e mbërritura në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al.

Siç raportohet ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur të shpëtojë nga djegia katin e parë të vilës. Zyrtarisht nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi.

/tvklan.al