Policia po heton një shpërthim bombe jashtë një ndërtese në Pire të Greqisë, paraditen e së mërkurës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas të përditshmes “

Ekathimerini”

, nuk ka njoftime për të lënduar nga shpërthimi.

Besohet se shpërthimi ka ardhur nga një pajisje e vendosur në çantë, në një kryqëzim pranë rrugës Notaras.

Ndërtesat pranë dhe makinat e parkuara gjithashtu pësuan dëme. Zona është rrethuar nga policia dhe po mbledh prova nga dëshmitarët okularë dhe kamerat e sigurisë./tvklan.al