

Video – Foto/ Shqiptari shkakton aksident të frikshëm në Athinë, një i vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një makinë e drejtuar nga një shqiptar u përplas me stacionin e autobusit. Mjeti goditi një qytetar 73-vjeçar që priste në stacion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në orën 08:20 në lagjen Metamorfozis të kryeqytetit grek.


"Pashë shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur 'babi babi'. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha 'babi po më çonte në shkollë
", u shpreh dëshmitari./tvklan.al
