Hulya Avsar, ose Sulltaneshë Safia e serialit që aktualisht transmetohet në Tv Klan “Sulltanesha Kosem”, është zhveshur nudo për afishen prezantuese të filmit të saj autobiografik “Selfie”.

Aktorja 54-vjeçare ka përfunduar xhirimet për filmin që do të shpjegojë jetën e saj në muajin Korrik të vitit 2017, ndërsa në datën 27 Prill filmi pritet të shfaqet premierë në kinema.

Skenari i filmit është shkruar nga vetë aktorja e cila luan po vetë.

Në një prononcim të mëparshëm për median, Avsar ka thënë se “kam mendime të ndryshme për filmin. Ndoshta do ta filmoj vetë me kamera, ndoshta e xhiroj edhe në ambiente pa dritë të plotë.”

Edhe për prezantimin Avsar ka zgjedhur një mënyrë shumë interesante, duke dalë tërësisht nudo para aparatit fotografik. Shikuesit mezi presin ta shikojnë Sulltaneshën Safie, tashmë në rolin e jetës së saj.

/tvklan.al