Reshjet e dendura të shiut pasdrekën e së premtes, të cilat shkaktuan probleme në disa pjesë të kryeqytetit, ua kanë lënë “pushtetin” rrufeve pas mesit të natës.

Tirana ka përjetuar një prej netëve më të elektrizuara të vitit.

Për më shume se një orë, qiejt e kryeqytetit janë ndriçuar nga rrufe të shumta.

Të pasionuarit pas fotografisë kanë marrë aparatin për të kapur rrufetë që rrallë godasin kryeqendrën shqiptare me një intensitet të tillë./

tvklan.al