Lajmi më i përfolur i Showbiz-it shqiptar në ditët e fundit është padyshim zënka midis dy këngëtarëve të njohur e shumë të pëlqyer për publikun.

Dyshja më e fortë e tregut muzikor shqiptar, Noizy dhe Enca, ka pësuar një krisje pas shfaqjes së rreperit të njohur në emisionin e moderatorit Ermal Mamaqi, që transmetohet çdo të shtunë në Televizionin Klan.

Noizy ka deklaruar në “Xing me Ermalin”, se ka qenë ai që e ka bërë atë ndërkohë që këngëtarja ka dhënë një intervistë në emisionin “Prive” ku deklaron se ajo është “self-made” dhe nuk e ka ndihmuar askush të jetë aty ku është sot, gjë që ka detyruar rreperin t’i kthehet me një deklaratë të gjatë të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku thuhej se ajo është e përjashtuar nga grupi “OTR”.

Enca nuk e ka lënë me kaq dhe i është kthyer dhe ajo me të njëjtën monedhë.

Ndërkohë që Ermal Mamaqi e ka zbutur disi situatën me një foto të postuar në Instagramin e tij dhe komentet nga të dy artistët nuk kanë munguar./tvklan.al