Foto/Varret e lashta egjiptiane të Mehut hapen për publikun


Foto/Varret e lashta egjiptiane të Mehut hapen për publikun

14:25 09/09/2018

Varret e Mehut janë rihapur për publikun për herë të parë në pothuajse 80 vjet qëkur u zbuluan në vitin 1940 në Giza të Egjiptit.

Varret, të cilat ndodhen në varrezën e lashtë të Saqqarës, konsiderohen të jenë më të bukurat në këtë vend.

Mehu ishte një vezir i lashtë egjiptian, pra zyrtari më i lartë i rangut që i shërbente faraonit të kohës dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në gjykatën mbretërore.

Ai jetoi në vitet 2300 para Krishtit dhe njihet gjerësisht për shkak të monumentit të tij, i cili ndodhet afër Piramidës së Unas.

Historia e familjes Mehut është e paqartë, megjithatë besohet se kishte dy gra të quajtura Nebet dhe Neferkaus, disa nga djemtë e tij përmenden gjithashtu në pikturat e varrit.

//tvklan.al 

 

 

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi