Dhjetra balena dhe delfinë të therrur si pasojë e sezonit vjetor të gjuetisë së përvitshme. Kjo është panorama që të ofrojnë Ishujt Faroe në këtë periudhë.

Fotografitë tregojnë pamjet e tmerrshme të gjuetisë që zhvillohet çdo vit. Deti ka marrë ngjyrë të kuqe, teksa banorët vendas përdorin metoda tradicionale, duke vrarë balenat me dorë dhe më pas përdorin mjete të posaçme për t’i therrur.

Çdo sezon vriten rreth 800 balena dhe delfinë për mishin e tyre, një traditë kjo që daton prej shekullit të 16-të. Shumë prej pjesëmarrësve në këtë ritual janë fëmijë, të cilët shihen në foto të mbuluar nga gjaku i gjuetisë, por edhe gjithë vija bregdetare e plazhit është ngjyrosur në të kuqe.

Turistët që u gjendën aty panë skenat makarabe të therrjes së balenave. Ata i cilësojnë brutale këto pamje, dhe thonë se banorët vendas kënaqeshin nga ky ritual. Legjislacioni për kafshët në Ishujt Faroe, që përfshin edhe gjuetinë e balenave, përcakton se kafshët duhet të vriten sa më shpejt dhe me sa më pak vuajtje. /

tvklan.al