Ka ndërruar jetë 5-vjeçarja nga India që vuante nga një sëmundje e rrallë duke bërë që koka e saj të kishte dyfishin e madhësisë normale.

Roona Begum, rasti i të cilës u pasqyrua nga çdo media botërore kur imazhet e saj u shfaqën për herë të parë në vitin 2013, ndërroi jetë të dielën në shtëpinë e saj në një fshat të largët të Indisë verilindore. Mamaja e 5-vjeçares, Fatima Begum tha se vogëlushja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq gjatë rrugës.

Roona kishte lindur me këtë sëmundje të rrallë që shkaktonte hemorragji cerebrale në tru. Të dëshpëruar, prindërit e saj në vitin 2013 publikuan në media rastin e sëmundjes së rrallë në përpjekje që t’u ofrohej ndihmë. Deri sa një spital në Nju Delhi pranoi ta trajtonte falas.

Gjatë katër viteve të fundit, vogëlushja i ishte nënshtruar 8 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe mjekët arritën t’i zvogëlonin madhësinë e kokës, nga 94 centimetra në 58 centimetra.

/tvklan.al