Doganierët e pikës kufitare të Goricës kanë bllokuar pije energjike dhe verë. Kështu gjatë kontrollit të automjetit me targa E3570KX, me drejtues shtetasin N.M, doganierët evidentuan dhe më pas sekuestruan 192 copë kanoçe pije energjike B52, 10 bidonë plastikë me verë.

Ky shtetas i kalonte mallrat kontrabandë nga Maqedonia për në Shqipëri dhe për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i tij. Ndërkohë në Qafë-Botë, në Sarandë, gjatë kontrollit në pikën e hyrjes të mjetit me targa SR4817B u konstatuan 1 gomë kamioni dhe 6 goma autoveturash të përdorura. Mjeti drejtohej nga shtetasi G.K, nga Konispoli, i cili është ndaluar./

tvklan.al