Tre persona kanë rënë në pranga të policisë, pasi në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza, lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Arrestimi i tyre u krye në sajë të operacionit antidrogë të koduar “ARBEIT”.
Me datë 30.03. 2016, pas një pune hetimore 4 mujore, nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë, u bë identifikimi dhe zbulimi i disa shtetasve të cilët në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit marijuanë.
U arrestuan në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2, Kodit Penal, shtetasit :
Sabri Zyba, 24 – vjeç, banues në Lezhë.
Petrit Gjoka, 41 – vjeç , banues në Lezhë.
Fatmir Ndreca, 46 – vjeç, banues në Lezhë, një ish – mësues në shkollën e mesme në Shënkoll, ku dyshohet se shpërndante lëndën narkotike. Ndreca mësohet se në momentin e arrestimit ka gënjyer uniformat e policisë, duke u thënë se punonte si mësues. Por pas verifikime, ka rezultuar se ai ishte hequr nga shkolla Shënkoll dhe nga arsimi.
Këtyre tre shtetasve iu sekuestruan në momentin e arrestimit në flagrancë në cilësinë e provës materiale :
340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar lënda narkotike marijuanë.
555 doza të dyshuara si lëndë narkotike cannabis sattiva , të ambalazhuara ne qese plastike (farmaceutike)
1 automjet Mitsubish me targa AA092GE
4 celularë
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Fatmir Ndreca, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike
1 armë gjahu me leje
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al