Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga momenti që mandati i Presidentit Obama përfundon, revista “TIME” ka analizuar albumin e plotë të Pete Souza’s, fotografit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë dhe ka përzgjedhur 122 fotot që përcaktuan mandatin e Presidentit amerikan.

Gjatë tetë viteve që Souza ishte “hija” e Obamës, ai shkrepi më shumë se dy milionë foto që sjellin dëshmi nga një presidencë historike.

Siç tha edhe Souza gjatë një interviste për “TIME”, këto foto përbëjnë një databazë vizuale për gjeneratat e ardhshme për të kuptuar jo vetëm si ishte presidenca e Obamës, por edhe si ishte ai si person.

Nga fotoja e famshme e Obamës dhe stafit të tij në Shtëpinë Bardhë nga ku drejtohej operacioni për vrasjen e terroristit më të kërkuar në botë, Osama Bin Laden, tek jeta e përditshme e njeriut që shpesh është quajtur “më fotozheniku në botë”.

Nga fotot me liderë botërorë tek fotot me fëmijë si “baba” i kombit amerikan.

Më poshtë mund të shikoni disa prej fotove më interesante që shënjuan dy mandatet katër vjeçare të njeriut më të fuqishëm të globit./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”119″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]