Një anije mallrash me flamur të Mongolisë, 114 e gjatë, është ndarë më dysh afër brigjeve turke në Detin e Zi.

Sipas medias turke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ndërsa 11 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar të gjithë nga rojet turke.

Mësohet se anija me emrin “Leonardo” ishte prodhim i vitit 1975.

Me ndihmën e rimorkiatorëve turq pjesa kryesore e anijes është nxjerrë në breg, ndërsa gjysma tjetër është ende në det të hapur, ku po fundoset gradualisht.

Gjithsesi, ekipet turke po punojnë edhe për nxjerrjen e saj në breg.  Shkaqet e ndarjes më dysh të anijes së mallrave nuk dihen ende. /tvklan.al

 

http://www.dailymotion.com/video/x5ydw41#tab_embed