Një tavernë e quajtur “Argyri” në Mati, ishte vendi ku u zhvillua një prej skenave më tragjike nga zjarret që përfshinë Attica-n lindore të hënën pasdite. Pikërisht këtu, 26 persona patën një fund të tmerrshëm, teksa përpiqeshin që t’i shpëtonin flakëve që përparonin me shpejtësi.

E përdishmja greke “Protothema” sjell imazhet e asaj që ka ngelur pas, pikërisht në vendin ku njerëzit vrapuan për të shpëtuar veten. Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë, u përpoqën të dëshpëruar që të gjenin një vend për t’i shpëtuar vdekjes. Ata u përpoqën të largoheshin me makinat e tyre, por ishte tepër vonë pasi flakët po afroheshin.

Në këtë, pikë ata vendosën që të vraponin drejt detit, një lëvizje që fatkeqësisht rezultoi një gabim fatal. Duke marrë një rrugë që të çonte nga fusha pranë tavernës për në det, ata mbërritën në majë të shkëmbit, e që mund ta shihje detin nga lart.

Ata e patën e të pamundur që të gjenin një shteg të fshehur për të zbritur poshtë në det. Në këtë pikë, ata ishin rrethuar nga flakët që vinin nga të gjitha anët dhe u shuan duke përqafuar fëmijët e tyre.

Sendet personale të gjetura në këtë vend nga ekipet e shpëtimit, tregojnë pikërisht horrorin që u zhvillua në momentet e tyre të fundit.

/tvklan.al