Këto janë pamjet që vijnë nga protesta e opozitës që po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Me flamuj në duar dhe pankarta, prej orës 11:00 protesta vijon e qetë dhe në formë marshimi. Ky marshim nisi rreth godinës së Kryeministrisë, për të vijuar drejt Parlamentit.

Është ish-deputeti Noka, i cili vijon t’i ftojë protestuesit që të vijojnë marshimin, duke u shprehur se 

“sot godina ku është strehuar krimi është rrethuar nga qytetarët”. 

Të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, protestuesit vazhdojnë kështu marshimin e tyre. Mbetet e paqartë kohëzgjatja e kësaj protestë marshimi të thirrur nga opozita.

/tvklan.al