Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Kocaeli të Turqisë, një provincë afër Stambollit.

Bashkia e Karamurselit kishte organizuar një ceremoni përkujtimore për tragjedinë e 1 Marsit të vitit 1958 të Anijes së Uskudarit. 200-400 persona u mbytën kur një anije u fundos në afërsi të Izmitit, pak pasi u nis nga porti, si pasojë e fortunës. 

Polumbarët po linin kurora me lule në det, kur kryebashkiaku i Karamursel-it, Ismail Yildirim,  vuri re se një polumbare grua ishte në vështirësi. Ajo po kërkonte ndihmë si pasojë e një gjendjeje të fikëti.

Hoqi kollaren, xhaketën dhe këpucët e u hodh në ujë për t’a shpëtuar. I’a doli t’a nxirrte në breg megjithëse ishte me rroba dhe uji i ftohtë. Ky veprim mblodhi duartrokitjet e të pranishmëve.

Kryebashkiaku u mbështoll me batanije ndërsa polumbara u dërgua në spital për trajtim më të specializuar. /tvklan.al