Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mesa duket ka nisur pushimet. Ai ka shkuar në Siberi për të kaluar disa ditë duke u zhytur në ujë dhe peshkuar. Putin është fotografuar pa këmishë në liqenet e Siberisë, teksa peshkon dhe merr rreze dielli.

Analistët politikë thonë se 64-vjeçari Putin bën të tilla aventura për t’i treguar kombit se ai është ende i shëndetshëm, i fortë dhe plot me energji. Por, kjo është edhe një mënyrë promovimi duke u treguar qytetarëve rusë që pushimet mund t’i kalojnë në vendin e tyre dhe jo jashtë shtetit.

Mediat ruse shkruajnë se peshkimi është pasion i hershëm i Presidentit Putin, sikurse i pëlqen gjithashtu të udhëtojë me Kryeministrin Medvdev dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.

/tvklan.al