Mikel Shallari është një person me precedent penal, i arrestuar disa herë për shitje droge. 24-vjeçari u arrestua sot nga policia si ekzekutori i ish-zyrtarit të lartë të policisë Artan Cuku.

Mikel Shallari është nga Kuçova dhe banon në Qytetin Studenti në Tiranë. Nga fotot që ai ka publikuar në rrjetin social në Facebook, duket se bën një jetë mjaft aktive. I riu ka publikuar foto me armë dhe me shuma të mëdha parash.

Në të dhënat e tij në Facebook, Mikel Shallari shkruan se paradite është pushim, pasdite pa punë dhe natën pa gjumë.

” Kush më ka njohur nuk do të më harrojë kurrë”, shkruan 24-vjeçari në një foto në Facebook.

I riu u identifikua nga analizat e ADN-së. Të dhënat u mblodhën nga provat në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 8 prillit ku u ekzekutua Cuku.

Policia e Shtetit tha se Mikel Shallari është ekzekutori i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, por nuk dihet kush është porositësi.

/tvklan.al