Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së 31-vjeçare shqiptare në Athinë, e cila u qëllua dy herë me thikë nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar.

Edhe sot në mediat vendase raportohet se konflikti në familjen e Anisa dhe Florand Shehut nuk kishte nisur ditën e krimit, por shumë kohë më para.

Disa javë para se Athina të tronditej sërish nga ky krim në familje, në polici kishte mbërritur një telefonatë nga një qytetar e cila denonconte se në një familje pranë saj po ndodhte një sherr.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes 25 minuta me vonesë dhe nuk bëri asnjë veprim procedural. Protothema shkruan se policia nuk e ka marrë seriozisht denoncimin edhe pse qytetarja që i telefonoi u kishte dhënë informacione të shtuara për apartamentit ku jetonte çifti.

Dy punonjësit e policisë, sipas dëshmive as nuk kanë dalë nga makina e patrullës. Ata dyshohet se hapën dhe mbyllën xhamat e makinës patrulluese, pastaj raportuar në rajon se në apartamentin ku ishte denoncuar për zhurmë nuk kishte njeri dhe ishin larguar.

Tashmë këta dy efektivë janë nën hetim dhe do të sqarohet situata e tyre. Krimi i rëndë që tronditi Athinën ndodhi ditën e shtunë dhe 40-vjeçari ka deklaruar se gjithçka e ka bërë nga xhelozia./tvklan.al