Djali i një miliarderi nga Moska dhe nusja e tij, kanë realizuar një nga dasmat më ekstravagante të para ndonjëherë në Moskë, e ndoshta dhe në vendet e tjera.

Dasma në fjalë, me dhëndrin 23- vjeçar, Sargis Karapeytan dhe nusen, 25 vjeçare, Salome Kintsurashvili, ka kushtuar më shumë se 2 milion dollarë.

Sargis Karapetyan është i biri i Samvel Karapetyan, i cili renditet në vendin e 28-të, të njerëzve më të pasur të Rusisë, sipas revistës “Forbes”.

Nusja ka ndërruar 3 herë fustanet e nusërisë. I pari ka qenë një veshje e mrekullueshme e markës prestigjioze Elie Saab, kombinuar me bizhuteri që kapnin vlerën prej 200.000 dollarë.

Kurora e kokës, ka qenë ajo e vënë nga Carey Mulligan, e në filmin e famshëm “The Great Gatsby”.

Dasma ka patur mbi  500 të ftuar, të rrethuar nga drita të shndritshme ngjyrë vjollcë dhe lule fantastike natyrore, që të krijonin idenë e një vendi magjik.

Banda e përzgjedhur nga çifti, ka qënë grupi i “Maroon 5” dhe këngëtari Adam Levine. Mësohet se vlera e paguar për ta ka qenë një shifër nga 500.000  deri në  800.000 dollarë.

Por nuk mbaron me kaq!

Torta prej 9 shtresash dhe dy metra e gjatë ishte e mbuluar me lule te pafundme.

Të ftuarit kanë komentuar në mediat sociale se ata kurrë nuk kishin parë një tortë të tillë dhe se ata ndihen si në përralla./tvklan.al