Dëshirë për dritë dhe për freski, ky është elementi që bashkon aksesorët për flokët në këtë verë 2016.

Shajet e kohës, janë një element që nuk duhet të mungojë ditëve të verës, në plazh apo qytet.

Përdorimi i tyre është i shumëllojshëm, pasi ato mund të vendosen dhe në qafë.

Karficat e frymëzuara nga lulet dhe natyra, janë një tjetër element që do t’ju bëjë të dukeni si zana.

Një detaj tjetër që duhet të keni veçanërisht për të shkëlyer në mbrëmje, është diadema.

Një element shumë elegant ky që është ri sjellë nga stilistët e mëdhenj në pasarela, por që dhe që ka gjetur një shtrirje të madhe në të përditshmen, veçanërisht darkave./tvklan.al