Efektet e pandemisë vijojnë ende në mbarë botën, ku një nga sektorët më të prekur është ai i turizmit.

Por kjo nuk e ka ndaluar fotografin Albert Dross, në Holandë për tu krijuar njerëzve në mbarë botën pamjet virtual të kulmit të çeljes së tulipanëvenë kopshtin botanik të Kneukenhof.

Vetë Dross ka shkruar se si një holandez tipik është adhurues i luleve. Dhe si fotograf e di që pranvera është periudha më e bukur për t’i treguar shkëlqimin e tulipanëve të gjithë botës. 

Kopshti Kneukenhof i cili ndodhet 35 km larg Amsterdamit për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanit, qëndron i hapur vetëm në muajt Prill dhe Maj. Ai u krijua në vitin 1950 dhe ka një sipërfaqe prej 32 hektarësh, aty mbillen plot 7 milionë lule. Por kopështi botanik u mbyll për herë të parë pas 71 vitesh në vitin 2020 për shkak të pandemisë.

Fotografi ka thënë se lulet janë të mahnitshme dhe marrin të njëjtën vëmendje dhe kujdes si kurrë më parë nga kopshtarët. Edhe pa njerëz, natyra dhe spektakli i kopshtit ende vazhdon.

Holandezët prodhojnë mbi katër miliardë tulipanë në vit, ndërsa rreth gjysma e tyre eksportohen jashtë vendit.

Klan News