Fotografia e sikletshme e Kryeministrit të Kanadasë



Fotografia e sikletshme e Kryeministrit të Kanadasë

10:02 19/09/2019

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka shprehur keqardhjen për një fotografi të tijën në vitin 2001.

Revista “Time” ka publikuar foton e sikletshme të dy dekadave më parë, kur Trudeau studionte në një shkollë private. Gjatë një feste gala, ai kishte bërë make-up duke errësuar fytyrën dhe lëkurën dhe kishte veshur kostumin e Aladinit.

Kryeministri i Kanadasë po kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 21 Tetorit. Por kjo fotografi e vitit 2001, më së paku është politikisht e turpshme për të.

“Mbaj përgjegjësi për veprimin tim. Nuk duhet ta kisha bërë. Duhet ta kisha ditur më mirë. Në atë kohë  nuk e kuptoja që ishte raciste, por tani e kuptoj që është raciste dhe më vjen shumë keq”, ka thënë Trudeau përpara gazetarëve, duke shpjeguar foton turpëruese.

Kryeministri kanadez u pyet nëse ka raste të tjera si kjo foto. Trudeau pranoi ekzistencën edhe të një fotografie tjetër ku kishte vendosur sërish make-up teksa po performonte në një shfaqje në shkollën e mesme. /tvklan.al





Të ngjashme