Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës është shprehur se nuk ka dijeni mbi incidentin e fotografimit të votës në qendrën e votimit tek “Stacioni i Trenit”, gjë që shkaktoi edhe ndërprerjen e procesit të votimit për pak minuta.

Në një prononcim për mediat, Hoxha thotë se ai sapo ka ardhur në këtë qendër, në kuadër të vëzhgimit të çdo qendre votimi të Rrogozhinës.

“Nuk kam dijeni fare. Unë sapo erdha. Kaloj në çdo qendër”, ka thënë Shkëlqim Hoxha.

/tvklan.al