Katër votues në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë, pasi raportohet se kanë fotografuar fletët e tyre të votimit.

Sipas asaj që bën të ditur policia në pranga ka rënë konkretisht A. H., 56 vjeçe, H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë më herët në pranga kanë rënë edhe një grua në Elbasan, për fotografim të fletës së votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet

/tvklan.al