Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar 7 persona të cilët kanë fotografuar votën e tyre, pesë burra dhe dy gra në Tirane, Elbasan, Librazhd e Këlcyrë.
6 raste janë sinjalizuar nga komisionarët e qendrës së votimit dhe Struktura e Posaçme Hetimore, ndërsa një i ri u arrestua pas publikimit të fotos së fletës së votimit në rrjetet sociale.
Ndërsa në Pogradec raportohet se është goditur një komisioner i Partisë Socialiste. Prokuroria e Korçës njofton se ka arrestuar autorin.
Tv Klan