Fotoja e 4-vjeçares që ushqehet mbi një arkë plastike mes rrugës po bën xhiron e rrjetit



Fotoja e 4-vjeçares që ushqehet mbi një arkë plastike mes rrugës po bën xhiron e rrjetit

11:34 19/04/2021

Një foto e një vajze të pastrehë 4-vjeçare duke ngrënë darkë në anë të rrugës, ka shkaktuar zemërim.

Fotoja e publikuar gjerësisht në rrjetet sociale tregon fëmijën e vogël të ulur në një arkë plastike duke konsumuar e vetme vaktin e saj të ditës. Kjo foto është shkëputur në Dublinin e Veriut në Irlandë. Njerëzit shpërndanë këtë foto me shkrimin:Qeveria jonë është fajtore për këtë, është e trishtueshme.

Tony Walsh, bashkëthemelues i Feed Our Homeless, shpërndau foton postimin dhe shpërthen kundër qeverisë për krizën e strehimit.

“Kjo foto e një fëmije të vogël duke ngrënë darkën e saj ulur në një arkë në rrugët e Dublinit është sigurisht e turpshme dhe e papranueshme. Asnjë fëmijë ose ndonjë individ nuk duhet të ulet në rrugë duke ngrënë darkën e tyre sepse nuk kanë një shtëpi. Turp për qeverinë tonë. Kur do të jetë e mjaftueshme? Irlanda është një nga vendet më të pasura në botë. Ne nuk duhet të kemi një krizë strehimi dhe të pastrehë”, është shprehur ai.

Ka 8,238 njerëz të pastrehë në Irlandë, sipas statistikave të fundit nga Departamenti i Strehimit. /tvklan.al







Të ngjashme