“Foto e ditës”, Rama takon Presidentin Joe Biden





“Foto e ditës”, Rama takon Presidentin Joe Biden

18:46 22/09/2022

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në Facebook foton me Biden, të cilën e konsideron si “foton e ditës”.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Biden janë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, znj.Linda Rama dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /tvklan.al













Të ngjashme