Victoria Beckham habiti fansat me foton e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqej përkrah djalit të saj Cruz. Ajo që ishte disi e pazakontë ishte buzëqeshja në fytyrën e Victoria-s.

Ka qenë djali i saj që e ka publikuar foton në profilin e tij në Instagram, ku bashkëngjitur shkruan: Mesa duket mami im buzëqesh.

View this post on Instagram

Apparently my mum does smile 😃❤️

A post shared by C (@cruzbeckham) on

Madje kjo gjë i ka bërë përshtypje edhe bashkëshortit të saj, David Beckham i cili ka lënë një koment në foton e saj.

Sa të bardha janë dhëmbët e mamit”, shkruan Beckham.

Të shumta kanë qenë komentet edhe nga ana e fansave, që i kanë kërkuar Victoria-s që të buzëqeshë më shpesh, pasi duket vërtet bukur.

Në një intervistë të dhënë më herët, kur u pyet pse nuk buzëqesh asnjëherë në publik, Victoria tha se është për shkak të mungesës së vetëbesimit./tvklan.al