Kjo foto tregon disa njerëz që dalin vullnetarë për të ndihmuar një burrë të pastrehë në një rrugë në qendër të qytetit.

Imazhi prekës i shpërndarë nga ‘The Homeless Street Café’, ku tregon se disa njerëz kujdesen për këmbët të pastrehut. Kjo ka shërbyer si një mësim i mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në qytetin e Dublinit në Irlandë të cilët shohin vetëm punët e tyre dhe shkojnë në shtëpi.

Njerëzit që e ndihmuan burrin janë shprehur se këmbët e tij ishin prera, me plagë të vjetra dhe të reja, me papastërti dhe flluska. Atij i duhet të vraponte shpesh sepse plaçkitej dhe dhunohej nga të tjerët.

Vullnetarët pastruan butësisht këmbët e burrit dhe vendosën krem ​​në disa nga plagët e hapura. Atij iu dhanë një palë çizme dimri që të ecte pa i lënduar këmbët. /tvklan.al