Itali – Data 24 Gushtit do të mbahet mend gjatë. Tërmeti që goditi dje Italinë Qendrore veç shumë njerëzve që fatkeqësisht ju mori jetën, ka lënë dhe mijëra të tjerë në qiell të hapur.

8

Ora 03:36 e mëngjesit të së Mërkurës ka qenë fatale, pasi lëkundjet e mëdha sizmike kanë shkatërruar pothuajse gjithçka në provincënn e Rieti.

v

Deri më tani numërohen të paktën 247 viktima dhe shumë të tjerë janë të plagosur. Ky tërmet ka bërë që shumë prej njerëzve të zhvendosen, por disa të tjerë nuk kanë patur ku të strehohen, duke e kaluar natën në qiell të hapur sëbashku me fëmijë apo të moshuar.

2

Mbrojtja Civile ka ngritur kampe për njerëzit të cilët nuk kanë ku të strehohen.

6

Një shumicë e madhe banorësh kanë mbushur bagazhet e makinave dhe janë larguar për tek të afërmit e tyre që jetojnë larg epiqendrës së këtij tërmeti shkatërrues./tvklan.al