Këto janë padyshim fotot më të veçanta dhe më të komentuara në Instagram. Për disa arsye të çuditshme, prindërit kanë postuar fotot e vogëlushes së tyre, te cilat tregojnë fundshpinën e saj të mbuluar me një pjeshkë.

Fotot tregojnë vogëlushen e zhveshur, fundshpina e të cilës mbulohet nga një pjeshkë, në pozicione të ndryshme.

Fotot janë duke u etiketuar nga bukuroshet japoneze, dhe shumë prej tyre po marrin një mori pëlqimesh dhe shpërndarjesh.

Tendenca duket se ka filluar pas një konkursi në Kodomoni të Japonisë, i zhvilluar përmes Instagramit. Në këtë konkurs, prindërit sfiduan njëri-tjetrin me fotot e fëmijëve të tyre.

Shumica e fotografive shfaqin  një fëmijë të shtrirë me një pjeshkë në dorën e njërit prindër, duke i mbuluar fundshpinën fëmijës.

Një foto mori më shumë se 1000 pëlqime dhe 100 komente, nga miqtë dhe të huajt, i quajtur si e adhurueshme. Disa të tjerë kanë komentuar duke shkruajtur emrin e Kim Kardashian, personazhi i njohur i Showbiz, e cila njihet për format e taj mjaft tërheqëse. Ndërsa në konkurs ka shumë foto të  fëmijëve të tjerë, kjo vogëlushe ka gjasa që të fitojë./tvklan.al