Policia e Tiranës është alarmuar pasditen e sotme pas një telefonate të mbërritur rreth orës 19:07, në sallën operative, ku është raportuar për një konflikt të ashpër tek rruga “Qemal Stafa”.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë dërguar menjëherë shërbimet policore, të cilat kanë ndërhyrë dhe ku ka rezultuar se ka qenë një konflikt verbal për motive të dobëta, midis disa familjarëve.

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar për sqarime të mëtejshme, katër persona. Ata janë S. T., 42 vjeç, I. Sh., 55 vjeç, A. Sh., 52 vjeç, G. Sh., 19 vjeç.

Ndërkohë,

tvklan.al

, ka siguruar fotot nga momenti i mbërritjes së policisë në zonën ku ndodhi konflikti dhe shoqërimit të personave.

Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave./tvklan.al