Foto/Kush është shqiptari i vrarë në Britani

Posta

Foto/Kush është shqiptari i vrarë në Britani

20:45 24/02/2018

6 ditë pasi u dhunua në mënyrë barbare nga të paktën dy persona, Jozef Boci ndërroi jetë të premten në një spital në Londër. 30-vjeçari shqiptar mësohet se jetonte prej vitesh në Britani.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shqiptarit, krahas mediave britanike, e kanë përcjellë në rrjetet sociale, edhe miq e të njohur të tij. Ata kanë postuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku kanë vendosur lule e qirinj në nder të 30-vjeçarit.

"

R.I.P Jozef Boci. Do të të kujtoj gjithmonë vëlla. I paharruar Jozef Boci... Shpirti N’ Paqe Vlla ",

shkruan një mik i tij në rrjetet sociale, teksa poston edhe këtë foto.

Boci pësoi dëmtime të rënda në kokë, pasi u rrah nga disa persona e u godit me sende të forta, në rrugën Greenwich High. Gjithçka, sipas mediave, erdhi pas një sherri mes dy grupeve të ndodhur fillimisht në një lokal aty pranë. Zënka vijoi jashtë në rrugë, ku i riu shqiptar u dhunua për vdekje.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 6 ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë ai ndërroi jetë.

Autoritetet britanike kanë arrestuar 2 persona për vrasjen e Bocit. Ata janë dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Hetimet për ngjarjen vijojnë.//tvklan.al

Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi