Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë në SPAK gjatë paradites së sotme ku ishte thirrur nga prokurorët për t’u pyetur si person nën hetim në lidhje me dosjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Beqaj ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në lidhje me këtë hetim.

Sot ish-ministri ka qenë sërish në ambientet e SPAK për t’u pyetur.

Por teksa kishte parkuar automjetin e tij përpara institucionit të Prokurorisë së Posaçme, ku ndalohej qëndrimi i mjeteve, është gjobitur nga Policia Rrugore.

Uniformat blu e ndëshkuan me gjobë për parkim të mjetit në vend të palejuar.

/tvklan.al