Imzot Arjan Dodaj është Arqipeshkvi i ri i besimtarëve katolikë për Kryedioqezën Tiranë-Durrës. Në Katedralen e Shën Palit u mbaj këtë të shtunë mesha e parë e Imzot Dodajt.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtuesit e komuniteteve fetare shqiptare. Por po ashtu, mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj ka bërë bashkë edhe krerët e politikës shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Imzo Arjan Frendo zëvendëson pas 5 vitesh në këtë detyrë George Frendo-n. Imzot Dodaj ka lindur në Laç në janar 1977 dhe u shugurua meshtar në Maj 2003 nga Papa Gjon Pali i dytë./tvklan.al