Menjëherë pas publikimit të emrit të tij, si personi që ka përmendur emrin e Emiljano Shullazit, Mitri Prifti, ky që shihni në këtë foto, është larguar nga Shqipëria.

32 – vjeçari nga Kuçova është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, edhe ky, që shihni në këtë foton tjetër, i larguar jashtë Shqipërisë pak ditë pasi deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.

MITRI PRIFTI DHE JANIIIIIIIIIIIIIII

Deklarimet ata i dhanë më 3 Shkurt të këtij viti.

Televizioni Klan mëson se Mitri Prifti është nisur nga Aeroporti i Rinasit gjatë natës. Ai ka marrë një fluturim të orës 3:32 drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të menjëhershëm të Priftit nga Shqipëria, por dyshohet se kjo ka qenë një masë sigurie e ndërmarrë prej tij.

Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.

“Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. Dhe më thotë: Mario ti je? Unë i them: Po, kush je? Më thotë: Jam Blerim Shullazi. I thuaj kushëririt tënd Jani, të vijë për dy minuta tek lokali se përndryshe do vish ti në vend të tij. O djalë, do më qash në duar. E di se çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”.

Rreth 40 ditë pas kanosjes, në portën kryesore të parkingut shpërtheu një sasi eksplozivi.

Aktualisht, të dy personat që kanë bërë deklarimet në polici kundër Shullazit, ndodhen jashtë vendit, në pamundësi për t’u pyetur nga prokuroria.

Tv Klan