Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze 7 – vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, në vendin e quajtur “Sektor”. 7 – vjeçarja me inicialet A.SH., ka gjetur vdekjen pasi teksa po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet tip Benz që drejtohej nga Lush Gjelaj.

velipoje 4

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë vajza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë kështu rrugës për në spital.

velipoje 2

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al