Mijëra protestues francezë janë përplasur sot në Paris me policinë duke hedhur flakëhedhës, ndërsa policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Sipas France 24, janë të pakët 11 të plagosur, ndër to 6 protestues dhe 5 policë, ndërsa numri të i arrestuarve është 15.

Ditën e sotme 7 sindakata dhe bashkime studentore kanë dalë në shesh në juglindje të Parisit, për të protestuar kundër reformës së punës.

Punëtorët e hekurudhave dhe taksistët kudo në Francë janë në grevë të përgjithshme, ndërsa Kulla Eiffel është mbyllur të martën, sepse operatorët nuk garantonin sigurinë publike./tvklan.al