Vetëm dy ditë më parë, futbollisti i kombëtares gjermane Bastian Schweinsteiger u martua në një ceremoni civile në Bashkinë e Venecias, me të dashurën e tij me tenisten Ana Ivanovic.

3630643C00000578-3688908-Good_sports_Serbian_tennis_player_Ana_Ivanovic_wowed_in_white_as-a-153_1468439703530

Por ditën e sotme çifti i sportistëve ka organizuar dhe shkëmbimin e betimeve në kishë.

Në një ceremoni elegante, në kishën e “Misericordia-s” në Venezia, tenisja serbe 28-vjeçare ka ardhur e shoqëruar nga i ati veshur me një fustan të mrekullueshëm, bust në stil princeshash. E kombinuar me një vello të gjatë dhe një buqetë e vogël në dorë, bukuroshja brune shkëlqente nën diellin e Venezias.

363F33B600000578-3688908-image-m-61_1468444451726

Ndërsa kapiteni i kombëtarës gjermane, kishte veshur një smoking në ngjyrë të zezë me një papion elegant.

Pas ceremonisë çifti dhe të ftuarit janë larguar duke përdorur gondolat luksoze./tvklan.al