70 forca policore të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Kelcyrës janë përfshirë në dy aksione antikanabis në Kelcyrë e Memaliaj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është bërë i mundur sekuestrimi i 85 kilogramë lëndë narkotike kanabis, si dhe 2.300 bimë narkotike në proces tharje. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri, ndërsa në kërkim janë shpallur 3 persona.

Operacioni i parë

u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë”, ku në një kasolle në brendësi të pyllit u gjetën 1300 bimë të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kilogramë me boçe të tharë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, blutë kanë shpallur në kërkim policor një person me inicialet S.D, si autor të dyshuar.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”46″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]

Operacioni i dytë

u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjet një automatik, një pushkë, 8 thasë me lëndë narkotike, me peshë rreth 75 kilogramë, si dhe 1000 bimë në proces tharje.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë  të dyshuar A.P dhe M.O nga fshati Izvor.

Një sasi e lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale, ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Aktualisht, policia thotë se vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve si dhe për kapjen e autorëve./tvklan.al