Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, ku janë sekuestruar një arsenal armësh si dhe janë arrestuar 3 persona, për akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve.

6 mina të telekomanduara në distancë me celular, një snajper i kalibrit 7.62 mm, 1 pistoletë model 57, një revolver zastava magnum, dy telefona, si dhe dy mjete janë sekuestruar nga efektivët e policisë, ndërsa të arrestuarit janë personat me inicialet F.B, H.I dhe SH.M.

Në një dalje për mediat, Prokurori i Shkodrës, teksa dha detajet mbi operacionin, u shpreh se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështje. Ai u shpreh se më shumë detaje rreth këtij operacioni do të behen publike të dielën. /tvklan.al